Çitaku: Serbia po e keqpërdor Këshillin e Sigurimit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër përpjekjet e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Gjatë paraqitjes së raportit më të ri për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Çitaku ka kundërshtuar pretendimet e Beogradit se gjoja nga Kosova janë zhvendosur 200 mijë serbë.

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku u ka bërë thirrje ambasadorëve të KS të OKB-së që të shqyrtojnë dinamikën e raportimeve për Kosovën, duke akuzuar Serbinë se po keqpërdorë Këshillin e Sigurimit për të projektuar botën e paralizuar.

Sipas saj, UNMIK-u duhet të ripërcaktohet, duke shtuar se ky mision nuk ka më punë në Kosovë, pasi që paqja tashmë mbizotëron në vend.