Civici: E pamundur që buxheti të shërbejë si lavatriçe për pastrim parash. Nuk përballojmë dot rritjen e taksave

Lidhur me akuzat që vijnë lidhur me buxhetin e vitit 2018, eksperti i ekonomisë, Adrian Civici ka thënë se kjo është e gabuar dhe se është e pamundur që buxheti i një shteti të shërbejë si “lavatriçe për pastrim parash”. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Civici thotë se nisur nga paketa fiskale, rezulton se taksat kanë ardhur në rritje.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm sa i takon rritjes së taksave. Kjo është një temë që diskutohet edhe në vende të tjera.

Duke njohur shtresëzimin që ka shoqëria shqiptare, nivelin e të ardhurave dhe konsumin që ka, duhet të jemi më të kujdesshëm. Shqiptarët, nuk ka shpatulla të tilla sa të mbajë një rritje tjetër taksash”, u shpreh Civici.