Deputeti i LSI-së deklaratë të fortë: Prokurorin e Matit donin ta vrisnin

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë në “360 Gradë” të Artur Zhejit në Ora News.

Ai tha se Prokurorin e Matit për pak e vranë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.

Në përgjigje, deputeti socialist Ilir Beqaj tha se kjo nuk është e vërtetë.

Pjesë nga debati

Spahiu: Në takimin me ambasadorin u ngrit shqetësimi i kanabizimit, i drogës, fenomen që në Dibër nuk kishte ndodhur.

Beqaj: Më trego zonat ku është mbjellë.

Spahiu: E dinë të gjithë fshatrat që nuk shkonin dot të bënin dru, e dinë dibranët.

Beqaj: Jo mo, thuaj. Nuk ka.

Spahiu: Nëse nuk ka, dakord.

Beqaj: Thuaj një fshat, një lagje. Ta thotë fshatin ku ka kanabis se jemi përpara opinionit.

Zhaji: Po lere ta thotë.

Spahiu: Në Bulqizë jo dhe aq, se është një kryetar bashkie që nuk merret me ato punë.

Beqaj: Thuaje ku është emir i fshatit.

Spahiu: Po e dinë shumë mirë dibranët që ajo fara vietnameze që futët ju nuk ju përshtat.

Beqaj: Thuaj fshatin.

Spahiu: Unë nuk them se jam nga Dibra.

Beqaj: Atëhere mos manipulo.

Spahiu: Sepse nëse në ato fshatra ka ndodhur një fenomen i tillë dhe dibranët e kanë lejuar mua më vjen shumë keq pë rata.

Beqaj: Nëse ke informacion për krim si qytetar, dhe më shumë si deputet duhet ta denoncosh.

Spahiu: Ore ty të shkoi  prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolëgët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive.  Po i marr emrat e të gjithë fshatrave  Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja.