“Djallëzorët” nesër ngjiten në skenë…

Në datat 9 dhe 10 nëntor, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të ngjitet vepra me 8 regjisorët Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto,Riccardo Mallus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini dhe Silvia Zoffoli. Nje vepër e përbashët, një kolektiv me ideologji të ndryshme, për të përcjellë kështu frymën bashkëpunuese.

Projekti reflekton mbi figurën e Bulgakovit, (shkrimtar rus) i censuruar dhe i botuar vetëm 30 vitet e fundit, si dhe mbi formimin e komunizmit në Rusi e më pas në Shqipëri. Nëpërmjet shfaqjes teatrore ngrihen reflektime mbi 70 vjet komunizëm (1917-1989), të cilat, përmes ideologjive filozofike, kanë shokuar botën. Bulgakov është një ndër të shumtët poetë rusë “ i censuruar”, që shkruan mbi “eksperimentin komunist”, duke i kthyer historitë e tij në metafora dhe simbolika. Midis viteve 1924-1925 ai shkruan tri tregime të gjata: “Diallëzorët”, “Vezët fatale” dhe “ Zemra e qenit”. Të tria tregimet përshkruajnë “eksperimentin komunist” ( siç e quan Bulgakov) në mënyrë simbolike burokratike, të mbushura me makinacione të shtrembëruara dhe të shëmtuara. Ai ironizon dhe e e kthen këtë në satirë. Djallëzorët , bashkë me “Vezët Fatale” dhe “Zemra e qenit” është një nga tri tregimet, të cilat përbëjnë kryevepra të prozës satirike sovjetike. Këto tri tekste përfaqësojnë “Trilogjinë e heshtjes së kuqe” dhe Djallëzorët është spektakli i parë si dhe studimi i parë i “Kolektiv 38”.

Në Djallëzorët, protagonisti Korotkov është thithur në një univers burokratik të pafund, zvarritës, plot dhoma, korridore, ndërtesa shumëkatëshe, burra që shfaqen dhe zhduken, dokumente të pafundme, emra që transformohen. Revolucioni, utopia, është një bjonde krenare, e bukur e veshur me taka të kuqe, ku tregon historinë e saj. Ky mekanizëm funksionon. Në skenë, mbrapa saj katër qenie jerëzore, të gjithë të barabartë, pa dyshim viktima të dhunës së pushtetit. E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten është të mos jesh protagonist i historisë që po tregohet. Ata janë të gjithë Korotkov. Revolucioni vazhdon historinë e saj gjithnjë e më groteske. Por qenia njerëzore ende ka një shans, një akt lirie për të shpëtuar nga i gjithë ky sistem. Dhe është këtu ku Revolucioni nuk bën dot më, por dështon!