Duka: I kënaqur nga fitorja në Turqi, por pati gabime…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se fitorja ishte e meritur ndaj Turqisë, por gjithsesi mbeten shumë gjëra për t’u korrigjuar në të ardhmen. Pas rikthimit në tokën shqiptare pas suksesit 3-2 në Antalia ndaj Turqisë, presidenti i federatës, në një prononcim për “Supersport”, deklaroi se skuadra duhet të mësojë shumë…

“Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit dhe me përgatitjen që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishëm eksperimenti teknik dhe, nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq, për t’i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske”, – tha kreu i FSHF-së.

“2020-a? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në europianin e 2020-ës”, – u shpreh Armando Duka.

Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuccin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Presim shortin, për të parë më mirë mundësitë”, – mbylli deklaratën e tij kreu i Federatës.