E dhunuan në Shqipëri, biznesmenit libanez i uzurpojnë pronën tek Gjiri i Lalzit

Një vit pas largimit nga Shqipëria pasi e dhunuan, nuk kanë të ndalur problemet për biznesmenin libanez, të cilit i kanë uzurpuar pronën tek Gjiri i Lalzit.

Teksa kanë kaluar muaj nga dhunimi barbar në Shqipëri i biznesmenit Faadi Mitri, prona e lënë pezull në Gjirin e Lalzit është uzurpuar.

Një vit pasi biznesmeni libanezo-amerikan u dhunua dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro që pritej të ndërtohej në pronën e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit, prona e lënë pezull është uzurpuar. Mësohet se 40 persona me hunj në duar kanë uzurpuar pronën, duke vendosur atje një rrethim të ri.