E kemi ditur gabim! Studimet na “hapën sytë”: Pini sa më shumë kafe, sepse…

Nuk kanë fund studimet që janë kryer për konsumimin e kafes. Në bazë të një studimi të fundit të kryer në këtë drejtim, njerëzit që pinë tre deri në katër filxhanë kafe në ditë, janë më të shëndetshëm se të tjerët, kanë risk më të ulët për të vdekur të rinj, apo për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Në këtë studim janë përfshirë të dhënat e 201 studimeve të mëparshme dhe gjithashtu zbuloi se konsumimi i kafesë është i lidhur me shans më të ulët prekjeje nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë, demencia dhe disa lloje kanceri.