E keni bezdi kur dikush gërhet? Ja disa hile që do t’ju shpëtojnë për tërë jetën

E keni bezdi kur një nga familjarët tuaj gërhet pa pushim? Përgjigjja është e kuptueshme. Nëse keni tentuar për ndonjë teknikë dhe nuk ju ka rezultuar me sukses, atëherë shikoni se çfarë ju këshillojmë ne.

1-E fjetura me kurriz është një ndër arsyet kryesore të gërhitjes. Provoni që personi që gërhet të flejë në një anë. Në këtë formë, zhurma e bezdisshme do të zhduket.

2-Alkooli është fatal për këdo, sidomos kur konsumohet në sasi. Specialistët thonë se të pirët alkool katër deri në pesë orë para se të flini, do t’ju shkaktojë gërhitje. “Edhe njerëzit që nuk e kanë për zakon, pas alkoolit do të gërhasin”, Thotë Dr. Chokroverty.

3-Rënia në peshë nuk është vetëm për shëndetin, apo për çështje estetike. Megjithatë, këshilla e radhës nuk është e vlefshme për këdo. Kilogramët e marrë rreth qafës, ngjeshin diametrin e brendshëm të fytit, çka shkakton gërhitjen.

4- Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme mbetet relaksi. Kur jeni mjaft të lodhur, do të bëni gjumë të rëndë e të thellë, muskujt lëshohen tërësisht dhe ju nisni të gërhisni.