E quajtën “të shpifur” se i jepte fëmijës gji në publik: përgjigjja e kësaj nëne do t’ju lërë pa fjalë

Të ushqyerit me gji në publik është një temë që i ka ndarë gjithmonë njerëzit: A është mirë që të ushqehet me gji një foshnje kudo apo është më mirë ta bësh këtë në vende të të veçuara? Disa mendojnë se kjo është një mungesë respekti, të tjerë e konsiderojnë një praktikë absolutisht të natyrshme dhe nuk gjejnë arsye pse duhet të fshihen.

Një nga këto raste është edhe Whitney Huntwork, një nënë e re amerikane, e cila e lodhur nga ndjenja që gjykohet se ka ushqyer djalin e saj në vende publike, publikoi një foto me duke arritur një numër të pabesueshëm shpërndarjesh në rrjete sociale.

“Në çdo moment, në çdo vend. Mund të më shohesh, nuk kam për të lëvizur. Nuk dua t’ia di. Unë do ta ushqej fëmijën, këtu ose atje dhe nëse ty nuk të pëlqen gjiri im, prapë nuk dua t’ia di. Në restorant? Dyqan? Është një bollëk qumshti. Në teatër? Muze? Më shumë fokusohesh duke u munduar t’i shohësh. Shishe ose gji, janë të gjitha ushqim. Akoma vazhdoni mendoni se duhet t’i mbuloj? Duhet të vraponi dhe t’i thoni mamit. Pse nuk nxirrni telefonin dhe të bëni foto? Vetëm unë qënkam problemi? Po sikur secili të shihte punën e tij? Kjo mbase mund t’i zgjidhte gjërat. Mendoni se jam e shpifur? Mund të them të njëjtën gjë për ju? Mendoni se po luaj një lojë për të tërhequr vëmendjen? E keni gabim sepse, shikoni, mua më shqetëson vetëm rehatia e foshnjes sime dhe e imja. 

Sinqerisht, nga Whitney, mamaja rebele që ushqen me gji dhe foshnja rebele që ushqehet me qumësht të pastër gjiri!”