E ringriti Skënderbeun, Ilir Daja tregon pengun e vetëm

Trajneri i skuadrës së Skënderbeut, Ilir Daja, është shprehur krenar për ekipin e tij pas fitores ndaj Dinamos së Kievit. Strategu i korçarëve ka folur për aventurën e këtij sezoni në Europa League, por edhe për “pengun” më të madh. “Jemi të kënaqur për disa arsye. Arritëm që të përmbysnim rezultatin edhe pse ishim në disavantazh. Besoj se kemi gjatë gjithë kohës se nuk kemi qenë poshtë kundërshtarëve, pavarësisht se kemi pasur emra me traditë në futbollin europian.

PENGU –Kjo është një gjë shumë pozitive për futbollin shqiptar. Kur morëm vesh fitoren e Partizanit na erdhi disi keq. I kemi bërë mirë qytetit tonë dhe futbollit shqiptarë. Për atë që kemi prodhuar në Beograd, ndoshta nuk meritonim që ta humbnim ndeshjen. Ishte një duel i luajtur mirë, por mund të kishim marrë më shumë. Me Yong Boys dhe Partizanin e Beogradit kemi qenë të pafat.”

“James sakrifikon shumë për skuadrën, sepse nuk është pozicioni i tij. Nëse do të kishim një lojtar tjetër në krahë më të mirë se ai, besoj se do të luante ai. Një sulmues kur kthehet në mbrojtje, mund të bëjë gabime. Ajo që është për t’u theksuar është se një lojtarë kur sakrifikon për ekipin, edhe gabimet mund të jenë për t’u nënvlerësuar.”

KAMPIONATI – “Lilaj ka sakrifikuar shumë për ekipin, sepse ka një frakturë në dorë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, pasi këtë gjë e ka treguar edhe kombëtaren. Kemi të drejtën që të festojmë. Nesër në orën 3 i gjithë ekipi do të fillojë përgatitjet për ndeshjen me Partizanin. Dua t’i kujtoj kolegëve në kampionat se ne luajmë njëherë në tri ditë dhe nuk është se na është bërë ndonjë nder i madh që na është shtyrë ndeshja për një ditë. Skënderbeu ka patur si objektiv kalimin e grupit, ndaj dhe nuk kemi pasur mundësi për të promovuar lojtarë të rinj”, – tha Ilir Daja për “Supersport”.