“Ekonomia”, Nikolin Jaka: Ulja e pragut të TVSH-së rrit informalitetin

Paketa e re fiskale për vitin 2018, ka ‘zbarkuar’ edhe në Komisionin e Ekonomisë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, është shprehur se ulja e pragut të TVSH-së do të rrisë informalitetin dhe se kërkohet që të përjashtohen nga TVSH profesionet e lira dhe tregjet e bashkive.

Ulja e pragut të TVSH do të lërë shtigje të mëdha për informalitet. Kërkojmë që të përjashtohen nga TVSH profesionet e lira dhe tregjet e bashkive”, tha Jaka.

Nikolin Jaka ka kërkuar që tatim fitimi të jetë për bizneset me xhiro nga 0 deri në 5 mln lekë. Taksa për shtëpinë e parë të jetë zero dhe për shtëpitë e dyta të jetë 0.05%.