Europa League: Përmbys Milan, spektakël i Atalantës ndaj Everton

Në ndeshjet e mbrëmjes në Europa League spikat fitorja e thellë e Atalantas sërish ndaj Everton. Ekipi i Etrit Berishës, që ndodhej në portë, ka fituar 5-1 në Liverpool dhe natyrisht që ka kaluar për më tej. Milan është një tjetër skuadër italiane që është kualifikuar për në 1/16-t e finaleve të Europa League, pasi ka fituar 5-1 ndaj Austrisë së Vjenës në “San Siro”.

Ky rezultat i jep kuqezinjve garancinë matematikore për vendin e parë në grup, pa pasur nevojë për 90 minutat e fundit të ndeshjes në Kroaci kundër Rijeka. Në ndeshjen tjetër të Grupit D, AEK barazoi 2-2 ndaj Rijeka dhe është shumë pranë kualifikimit. Austria shtangu vendasit me golin e Monschein, në mesin e pjesës së parë, ku më shumë ra në sy gafa e qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci, që nuk arriti të largojë topin. Por kuqezinjtë përmbysën gjithçka më pas.

Skuadra suedeze Ostersunds është kualifikuar për në fazën e nokautit të Europa League për të parën herë në histori. Ata morën kryesimin e Grupit J falë fitores 2-0 ndaj Zorya Luansk falë një autogoli. Një arritje historike për ekipin suedez, që deri para katër vitesh endej në kategorinë e katërt suedeze. Një punë e madhe falë eksperiencës dhe profesionalizmit të trajnerit Potter, i cili shtatë vite më parë vendosi të transferohet në veri të Suedisë.