Haradinaj kërkon zbardhjen e rasteve të vrasjeve të pasluftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetimin e të gjitha vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës.

Haradinaj në profilin e vet në Facebook ka publikuar kërkesën, ku ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe AKI-ja që të hetojë vrasjet e para dhe pas luftës,

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës, që në kuadër të mandatit të tyre, të angazhojnë të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, përmes kërkesës më poshtë”, ka shkruar Haradinaj.