“Hera e 19-të që Ronaldo thotë se do të largohet nga Real Madrid”

Ka qarkulluar sot një lajm tjetër në lidhje me largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid. “Bomba” erdhi gjatë mbrëmjes të së hënës në programin “El Chiringuito de Jugones”, që zbuloi dëshirën e Cristiano Ronaldo-s për t’u larguar nga Real Madrid. Një thashethem që natyrisht sërish ka tronditur botën e futbollit europian.

I pyetur të flasë për situatën e yllit portugez te Los Blancos, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, është përgjigjur në mënyrë ironike, duke refuzuar të bëjë ndonjë koment më serioz dhe domethënës. “Nuk e di, është hera e 19-të që Cristiano thotë se do të largohet, kështu që nuk do të komentoj më gjatë mbi këtë çështje. Ai ka një kontratë e cila skadon pas shumë vitesh dhe nuk mendoj se cikli i tij ka përfunduar,” – vijon lideri i ligës spanjolle gjatë një evenimenti të organizuar nga Europa Press.