Ja ç’thotë Rama për Sokol Ballën dhe Top Channel

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Studio e hapur” në News 24 ka folur edhe për sulmin ndaj Top Channel-it, për të cilin ka thënë se është gënjeshtër fakti që ai e ka sulmuar.

“Nuk e kam sulmuar Top Channel. Nuk kam thënë ‘ish media e madhe’. Kam ekspozuar një fakt të asaj dite me një shprehje keqardhje. Nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Kam qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte edhe arsyeja e konferencës dhe u gjenda para një prove konkrete për të ndarë keqardhjen time. Asnjëherë s’do më shihni mua të fyej gazetarët” tha Rama.

Ai po ashtu foli për largimin e drejtorit të Informacionit nga ky post, Sokol Ballës. I pyetur nga gazetarja nëse këto të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën, Rama u përgjigj:

“Janë teori konspiracioni për të që prodhojnë mediat që unë i quaj kazan.”