Ja datat kur u larguan nga Shqipëria ish-zyrtarët e policisë

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Biçaku tha se njëri prej tyre është larguar nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit më datrë 9 Nëntor drejt Milanos.

Ish-zyrtari i dytë është larguar drejt Malit të Zi më 29 Gusht nga dogana e Muriqanit me një makinë me targa AA 808 OB dhe ish-zyrtari i tretë u largua përmes Kakavijes më 18 Nëntor me makinë me targa AA 911 JE.

Theksojmë se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë Vlorë Jaeld Çela, ish-shefin e krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohila dhe ish-shefin e kufirit në Dhërmi Sokol Bode. Urdhrat e ndalimit për ta dolën që mbrëmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. SHÇBA u vu në lëvizje dhe ende nuk është arrestuar asnjëri prej tyre pasi nuk po gjenden. Për këtë ka nisur një hetim për dekonspirim të aksionit.