Ja dy këshilltarët e PR-së dhe LSI-së që votuan pro Erion Veliajt

Gjatë mbledhjes së Këshillit bashkiak të Tiranës ditën e sotme është miratuar projekti për mbjelljen e pishave të buta në autostradën Tiranë-Durrës që kushton rreth 2,5 milionë euro.

32 veta kanë votuar pro, dy prej tyre këshilltarë bashkiakë nga radhët e opozitës.

Përkatësisht, këshilltari i LSI, Naim Halili dhe ai i PR Ferdinamd Papadhima kanë votuar pro këtij projekti.

“Kryetari i Bashkisë po punon, dhe nuk dua të hyj në histori si dikush që bllokoi punën në Tirane. Për sa kohe që do punojë do vazhdoj ta mbështes me votë në këshill”- tha Naim Halili i LSI.2