Ja për çfarë ‘vajtoi’ Gruevski në takimin me komisionerin Hahn

Në takimin e djeshëm mes komisionerit për Zgjerim të BE-së, kreu i VMRO-DPMNE  Nikolla Gruevski është ankuar se gjyqësori po përballet me trysni politike nga partia në pushtet.

Ai e njoftoi komisionerin evropian për një numër rastesh kur gjykata ka shkelur procedurat dhe rregullat, si dhe kërkesat e Zyrës së Prokurorit të Shtetit për përdorimin e materialeve të përgjuara.

Sipas njoftimit të VMRO-DPMNE, ‘neni 12 i Ligjit të Procedurës Penale në mënyrë të qqartë dhe pa ekuiovoke e thotë që materialet audio dhe video të përftuara ilegalisht nuk mund të përdoren në seancan gjyqësore dhe as si dëshmi’.

Gruevski e ka njoftuar Hahn-in se në zgjedhjet e fundit lokale kishte parregullsi të shumta, ryshfete, përdorim të trenit bullgar, trysni, shantazhe dhe kërcënime.