“Java e Filmit Frankofon” sjell në Prishtinë regjisorët e mirënjohur francezë

Ditën e sotme në Prishtinë fillon “Java e Filmit Frankofon” në kinemanë Cineplexx, ku mjaft filma të suksesshëm të cilët janë bërë gjatë harkut kohor të këtij viti, do të shfaqen për publikun kosovarë deri në datën 30 nëntor.

I pari që do të prezantohet prej tyre do të jetë filmi “Jalouse” i regjisorëve francezë David dhe Stéphane Foenkinos, i cili do të prezantohet nga vetë ata. Filmi flet për Nathalie Pêcheux, një mësuese franceze e divorcuar,  e cila brenda natës kthehet nga një nënë e dashur në një përbindësh xheloz. Synimi i saj i parë është vajza e saj mahnitëse 18-vjeçare, Mathilde, e cila është një balerinë. Shumë shpejt, fusha e saj e sulmit shtrihet tek miqtë, kolegët dhe madje edhe nga fqinjët e saj. Një portretizim i zhvendosjes radikale dhe të papritur të një gruaje që luhatet midis komedisë së zezë dhe thrillerit psikologjik.