Kabineti i Vuçiçit: Nuk duam bashkim me Republikën Serbe

Serbia ma mohuar se dëshiron bashkim me Republikën Serbe në Bosnjë.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën ‘Danas’ kabineti i presidentit Aleksandër Vuçiç, përcjell Konica.al.

Ky koment vjen pasi presidenti i të ashtuquajturës Republika Serbe Millorad Dodik, gjatë një interviste për Deutsche Welle, shpalosi një hartë të Ballkanit Perëndimor.

Në të paraqitej entiteti serb i Bosnjës i bashkuar me Serbinë, bashkë me pjesën veriore të Kosovës së ndarë.

E përditshmja serbe citon burime nga kabineti i Vuçiçit që kanë thënë se ‘Serbia është e vetmjapengesë për ndarjen e Republikës Serbe’.