Kaliforni/ Sulm me armë, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, SHBA ku një person ka qëlluar me armë në një shkollë fillore.

Deri më tani janë konfirmuar së pak tre viktima dhe disa të plagosur. Akoma nuk dihet motivi i këtij sulmi pasi agresori është vrarë nga policia.

Të shtënat janë raportuar pranë shkollës fillore “Rancho Tehama”, teksa disa prindër po largoheshin pasi kishin shoqëruar fëmijët e tyre.

Autori i sulmit mësohet se ka qëlluar para shkollës por nuk verifikohet nëse ishin ata pika e objektivit apo njerëzit që ndodheshin pranë.