Arrestohet nënprefekti i Tiranës

Disa orë pas bërjes publike të njoftimit për shpalljen në kërkim të nënprefektit të Tiranës, policia njofton se pak çaste më parë ka bërë të mundur ndalimin e tij.

Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, është ndaluar nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim.

Nënprefekti u shpall në kërkim me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë në vijim të hetimeve për dokumentat e Hipotekës Kavajë, ku Prokuroria identifikoi zyrtarë dhe ish-zyrtarë që dyshohen si përgjegjës të drejtpërdrejtë për “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre” në ndarjen e tokave.