Kombëtarja U-20 humb miqësoren me Gjeorgjinë

Kombëtarja U-20 e futbollit ka humbur në miqësoren e luajtur në Gjeorgji, 3-0. Ndeshja në fjalë është luajtur sot, në orën lokale 14:00, në stadiumin “David Pettiashvili Area”. Kuqezinjtë e drejtuar në këtë përballje nga trajneri Alban Bushi nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv. Golin e parë e kemi pësuar në minutën e 10-të, ndërsa më pas kemi humbur një penallti.

Agim Zeka nuk mundi ta finalizonte me sukses atë në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë futbollistët kuqezinj nuk kanë luajtur mirë, duke krijuar shumë hapësira për kundërshtarin dhe pësuar 2 gola të tjerë, në minutën e 69-të dhe 73-të. Kjo ndeshje testuese do t’i shërbejë Bushit për të krijuar një ide për cilësitë e futbollistëve, që mund të bëhen pjesë e ekipit përfaqësues U-21.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Mario Dajsinani (Tafa 75’), Leonardo Maloku (Duka 55’), Ilirian Ceka (Hoxha 55’), Shaqir Tafa (Nuri 55’), Arber Basha (Marishta 65’), Kristjan Bushaj, Agon Mucolli (Bushi 65’), Rubin Hebaj, Emir Sahiti (Asllani 65’), Agim Zeka, Valdrin Mustafa.