Kryemadhi: Bujqësia është lënë në mëshirë të fatit, propozojmë rritjen e buxhetit

Në një takim të mbajtur me ekspertë të bujqësisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kërkuar një buxhet më të lartë për këtë sektor, pasi sipas saj, pjesa më e madhe e shqiptarëve merren me këtë fushë.

“Kërkesat tona nuk janë marrë parasysh në miratimin dhe rregullimin e buxhetit, por ka qenë një mundësi që ka nxjerrë jashtë çdo komunikim çnjerëzor mes qeverisë dhe qytetarëve.

Propozimi ynë është rritja e këtij buxheti për bujqësinë, në mënyrë që të investohet në teknologjinë e makinerive”, tha Kryemadhi.