Ku mund të shkojnë të rinjtë shqiptarë këtë të premte?

E premtja nuk kishte si të vinte pa një event special në klubin më të madh të Tiranës, Folie Terrace. Aty ku muzika, pijet dhe show përveçse nuk mungojnë kurrë, janë dhe të një cilësie me standarte europiane, ku do të ndiheni njësoj si në të gjitha klubet e tjera të botës. Kësaj rradhe, për ata që dashurojnë muzikën Hip-Hop, R&B dhe Rap, do të vijë enkas nga Londra, këngëtari amerikan i mjaft hiteve, Baseman.

Mos mungoni duke filluar nga ora 00:00, për tu argëtuar nën ritmet e muzikës live dhe performancave të balerinave të shoqëruara nga Dj rezident i kulbit, i cili çdo fundjavë ju fal kënaqësinë e ritmeve më të bukura.

Për t’ju rikujtuar hitin e tij më të fundit, Bad Habits, dëgjoni videon e mëposhtme: