Kur Zonja e Parë e Tiranës ishte një gjimnaziste rebele

Sot është zonja e Parë e Tiranës dhe ka profesionin e juristes, por Ajola Xoxa në vitet e gjimnazit ishte një vajzë që këndonte dhe prezantonte. Në foton që po ju tregojmë më poshtë, ajo është në krah të Fatos Ristos në fillim të viteve ‘2000 duke prezantuar spektaklin  ‘Netë Vere’.

Bashkëshorti i saj, Erion Veliaj tregoi disa ditë më parë i ftuar tek emisioni i Roza Latit ‘Why not’ se Ajola ‘ka shumë pasione, është “ultra all inclusive” dhe garipe’, dhe kjo foto e Ajolës me dy gërsheta, me zinxhir tek pantallonat dhe moton ‘Do I look like I care?’ të cilën e kemi shkrepur gjatë ritransmetimit të këtij spektakli në TV Klan, e vërteton më së miri këtë.