Libri dhe filmi i famshëm “Vrasje në Orient Ekspres”, do të jetë lajmi i kësaj jave në Kinema Millenium

Ditën e enjte, datë 9 nëntor, vjen premiera e filmit “Murder on the Orient Express”  në Kinema Millennium.

Filmi ka dy fitues të Oskarit: Judi Dench dhe Penélope Cruz; dhe katër aktorë të nominuar: Kenneth Branagh, Willem Dafoe, Michelle Pfeiffer e Johnny Depp.

Ata janë 13 pasagjerë që kanë një të shkuar,  kanë një sekret ndërsa çdonjëri prej tyre është i dyshuar për një vrasje në trenin oriento-ekspres! Ky është filli i një prej historive më të bujshme të misterit që mban firmën e shkrimtares së famshme  Agata Kristi, e cila e shkroi në vitin 1934. Tani libri i propozohet publikut si një film, një mister plot ankth dhe stil deri në minutën e tij të fundit. Dhe për më tepër me një kast të mrekullueshëm aktorësh!

“Murder on the Orient Express” që mban të njëjtin titull edhe si vepra nga e cila është përshtatur, fillon të shfaqet premierë në kinema Millennium prej datës 9 nëntor.
Drama mister e drejtuar nga regjisori  Kenneth Branagh me skenarin e shkruar nga Michael Green. Në rolin kryesor është vetë regjisori Branagh që interpreton Hercule Poirot, e në krah të tij janë aktorët Penélope Cruz, Willem Dafoe, Judi Dench, Johnny Depp, Josh Gad, Derek Jacobi, Leslie Odom Jr., Michelle Pfeiffer dhe Daisy Ridley në rolet dytësore. Filmi  është përshtatja e katërt e librit duke ndjekur një përshtatje kinematografike të vitit 1974, një film televiziv të vitit 2001 si dhe një tjetër film të vitit 2010.
Filmi është shfaqur premierë botërore më 2 nëntor, 2017 në Royal Albert Hall në Londër ku Johnny Depp u vu në qendër të medias sipas të cilës aktori është shfaqur i dehur në tapetin e kuq. Në kinematë amerikane filmi do të fillojë të shfaqet më 10 nëntor dhe parashikimet janë mjaft pozitive mbi arkëtimet e fundjavës së parë të projeksioneve.
Në të vërtetë ka pasur një vrasje në trenin Oriento-ekspres. Maria Farcasanu u grabit dhe u vra nga Karl Strasser, i cili e shtyu jashtë  vagonit kur treni ishte në lëvizje dhe kjo ka ndodhur një vit pasi Agata Kristie publikoi librin e saj.

Gjithashtu në vitin 1950, Simon Karpe u zhduk në tren në rrethana të paqarta dhe disa element të kësaj historie të vërtetë kanë frymëzuar Ian Fleming për “From Russia with Love”.
Pas aktorëve  Albert Finney (1974), Peter Ustinov (1978), Alfred Molina ( 2001), David Suchet (2010) dhe Mansai Nomura ( 2015), Kenneth Branagh është aktori i gjashtë që luan dedektivin më të famshëm të Agata Kristi, Hercule Poirot.
FIlmi shënon të tretin bashkëpunim midis aktorëve Johnny Depp dhe Penélope Cruz pas “Bloë” (2001) dhe “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” (2011). Ndërsa për Michelle Pfeiffer dhe Johnny Depp ky është i dyti bashkëpunim pas “Dark Shadows” (2012).
Filmi ka dy fitues të Oskarit: Judi Dench dhe Penélope Cruz; dhe katër aktorë të nominuar: Kenneth Branagh, Willem Dafoe, Michelle Pfeiffer e Johnny Depp.

Skeda e filmit
Titulli: Murder on the Orient Express
Regjia: Kenneth Branagh
Skenari: Michael Green, Agatha Christie
Ajtore: Kenneth Branagh, Penélope Cruz, Willem Dafoe
Kohëzgjatja: 114 minuta
Gjinia: krim, dramë, Mister