LSI: Paratë e hashashit po injektohen në buxhet

LSI ka shprehur shqetësimet për buxhetin. Pas shqetësimit të bërë publik nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, është deputeti Përparim Spahiu i cili akuzon qeverinë se po tenton që të pastrojë paratë e krimit, përmes buxhetit të shtetit.

i ftuar në emisionin “45 Minuta” nga Denis Minga në Report TV, deputeti tha se paratë e pista mund të injektohen në ekonomi përmes investimeve në rrugë, porte apo vepra të tjera.

Ka një shqetësim të Bashës, se përmes buxhetit mund të pastrohen para. Ju si mendoni, a mund të pastrohen para përmes buxhetit?

Fakti që ka pasur bum të hashashit, fakti që këto para ekzistojnë, mund të injektohen edhe në ekonomi. Unë këtë plan e shoh edhe si paqartësi të qeverisë. Erdhën pa asnjë program, është zgjidhje copy paste e disa ekspertëve të financave, pa dhënë asnjë projeksion. Përderisa këto para ekzistojnë, mund të injektohen.

Por si injektohen këto para?

Nëse këto para janë realizuar në këto tregti të zezë, ose injektohen, ose mbahen cash, ose transferohen jashtë.

Si mund të përdoren në buxhet?

Investime në ndërtim, në rrugë, ose porte. Transferimi jashtë i këtyre parave jashtë është kthyer në stres mesa duket, mbajtja në shtëpi, rrezikon ti humbësh. Prandaj injektohen në ekonomi.