Mos i neglizhoni! Këto simptoma tregojnë se keni gurë në tëmth!

Nga 25 milionë njerëz, të paktën 20 prej tyre kanë një problem të caktuar me tëmthin, i cili është një organ i vogël në formë dardhe që ruan lëngun e duhur që ndihmon drejtpërsëdrejti në tretjen e ushqimit.

Problemi më i zakonshëm që lidhet me tëmthin është guri në tëmth.

Gurët e vegjël kryesisht janë ato që mund të shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje.

Rreth 20% e grave dhe 10% e meshkujve në SHBA deri në moshën 60-vjeçare, vuajnë nga gurët në tëmth, të cilët duhet theksuar se janë përmasa nga më të ndryshmet.

Disa gurë mund të jenë të vegjël sa një kokërr rëre dhe disa të tjerë dhe mund të jenë të mëdhenj sa topi i golfit.

Duhet të dini se gratë janë më të rrezikuara ndaj këtyre gurëve.

Kjo pasi ndryshimet e hormoneve seksuale si estrogjeni dhe progesteroni mund të rrisin prodhimtarinë e gurëve të mëlçisë. Estrogjenit rrit sasinë e kolesterolit në pjes137n e barkut, ndërsa progesteroni ngadalëson zbrazjen e fshikëzës së tëmthit.

Rreziku i formimit të gurëve të tëmthit rritet edhe nga shtatzënia, pasi siç e theksuam pak më lart, çdo gjë është e lidhur me hormonet.

“Ndodh që gurët e mëlçisë të zbulohen rastësisht duke vëzhguar për probleme të tjera shëndetësore”, kjo sipas Kolegjit Amerikan të Gastroenterologjisë.

Por nëse ju përjetoni shenjat apo simptomat e mëposhtme, kërkoni në mënyrë të menjëhershme kujdes mjekësor!

Dhimbje barku
Përsëritja e rastësishme e një dhimbje therëse rreth zonës së barkut, është shenja më e zakonshme që ju lajmëron se keni gurë në tëmth.

“Dhimbja shpesh ‘godet’ pas ngrënies dhe mund të zgjasë disa orë”, thotë Edward Levine, MD, gastroenterolog dhe profesor i asociuar i mjekësisë klinike në Wexner Medical Center në Ohio State University në Columbus.

Dhimbja zakonisht lokalizohet në pjesën e sipërme të barkut në të djathtë, por me raste edhe në qendër të barkut.

Lehtësuesit e dhimbjes nuk ndihmojnë
Nëse dhimbja kronike nuk përmirësohet me një lehtësim dhimbje (zakonisht me përdorimin e ndonjë qetësuesi), mund të jetë kjo një tregues se ju keni probleme me fshikëzën e tëmthit.

Pankreatiti (një inflamacion i pankreasit)
“Nëse ju prekeni nga pankreatiti, një inflamacion i pankreasit, duhet të kontrolloheni për gurët e tëmthit”, thotë Dr. Yang. Nëse gurët e tëmthit dalin nga fshikëza e tëmthit dhe ‘mbërthehen’ në kanalin pankreatik, e gjitha kjo mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje abdominale.

Dr. Yang thotë se nëse kjo ndodh, mjekët zakonisht rekomandojnë që fshikëza e tëmthit të hiqet. Simptomat e pankreasit mund të përfshijnë dhimbje abdominale, të vjella, puls të shpejtë dhe temperaturë.

Shtim ose humbje e papritur e peshës
Këto janë probleme që lidhen me gurët e tëmthit, dhe nuk janë domosdoshmërisht simptoma. Zakonisht shtimi ose humbja e peshës janë ‘alarmuesit’ e parë.

Mund të thoni ju: Pse?

Sepse… Njerëzit që janë mbipeshë janë më të predispozuar ndaj rrezikut të formimit të gurëve të tëmthit. Ndërkohë humbja e peshës mund të ndihmojë uljen e rrezikut, por humbja shumë e shpejtë e peshës mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në fjalë.

[Burimi: Health.com]