Nano, Berisha, Meta, Kryemadhi… Çfarë mendon Rama për ta dhe kujt ia dëgjon fjalën akoma

Në fund të intervistës së gjatë në “Studio e Hapur” në News 24 kryeministri i vendit Edi Rama dha vlerësimin e tij për shumë figura të njohura politike siç janë dy ish kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha, por edhe për Ilir Metën, bashkëshorten e tij Monika dhe Ben Blushin.

 

Rama deklaroi se marrëdhënien me Fatos Nanon e ka të veçantë dhe se vazhdon ta pyesë, ndërsa Berishën e quajti lider por që s’ngjante më të. Ilir Meta sipas tij po e bënte mirë rolin e Presidentit.

Si ka mbetur marrëdhënia me Fatos Nanon?
Nuk është si ka qenë atëherë, është ndryshe por është e bukur në një mënyrë tjetër. Ai nuk ka pasur fatin të ketë një paraardhës nga arena që ta këshillojë. Unë e pyes për këshilla të vlefshme.Unë pyes kur dua të dëgjoj. E pyes dhe është fat që ke një paraardhës që ka kaluar në të njëjtën rrugë që e njeh fushën e betejës por e sheh nga lart. Më kujton atë personazhin e Heminguej tek “Plaku dhe Deti” për mënyrën se si i sheh gjërat.

A ka diçka që e vlerësoni te Sali Berisha si lider, pavarësisht se s’keni gjë pa thënë për të?

Që Sali Berisha është lider kjo nuk diskutohet, por është lidership krejt tjetër nga natyra ime, apo nga ai që unë pëlqej. E shoh lidershipin si lloj shahu, ai e sheh si valle me shpata. Për të më e rëndësishme rruga që duhet të bëhet, është kundërshtari që e konkurron. Ai e jeton betejën në çdo sekond, në rradhë të parë për të shkatërruar kundërshtarin pastaj të bëjë rrugën. Ai merret më shumë me shkatërrimin e kundërshtarëve, ai më shumë hidhërohet nga sukesesi i të tjerëve se sa gëzohet nga fitorja e vet.

Ilir Meta President, Monika në parti, ku ngjajnë dhe çfarë note do i vinit?
Ilir Meta është politikan rrace, Monika thjesht bashkëshortja e tij, kapaku pa tenxhere. Ilir Meta mund të të jetë një president shumë i mirë dhe e kam besuar, dhe deri tani po e vërteton. Monika, kapaku pa tenxhere mund të bëjë vetëm zhurmë

Lulzim Basha, sipas jush nuk është lider dhe sipas jush i vetmi akt lidershipi ishte marrëveshja, mendimi juaj për të përpos luftës në politikë
Fatkeqësia e tij është që përpiqet të imitojë të paimitueshëm. Bëhet qesharak

Ben Blushi humbi bastin me ju, krijoi parti të tij, por s’hyri ne parlament, doli fjala juaj. Ju vjen mirë?
Ben Blushi krijoi një sherr, u largua nga sherri, por ishte pjesë e familjes dhe i takon familjes, nuk kam asnjë kënaqësi që ai nuk e fitoi dot bastin e tij. S’them as që jam mërzitur. Guxoi e për këtë meriton respekt, por i takon kësaj familje. Unë nuk dua të flas për sherre që mund të ishin evituar. Bëra çmos ta evitoja. Ai e pa ndryshe. Kjo është politika