Më në fund një zgjidhje! Ja çfarë duhet të bëni nëse keni konsumuar shumë sheqer!

Kush nuk i dëshiron ëmbëlsirat? Por kur merret parasysh fakti se linjat e trupit tuaj ndryshojnë, të gjithë stepen.

Mund t’ju ketë ndodhur që pasi keni ngrënë një ëmbëlsirë, t’ju ketë bezdisur një dhimbje e tmerrshme në stomak.

Zbuloni më poshtë se çfarë duhet të bëni nëse keni ngrënë një ‘mal’ me ëmbëlsira…

Proteina dhe fibra
Stabilizoni sheqerin në gjak duke konsumuar ushqime të pasura me proteina dhe fibra. Nëse nuk e bëni, sheqeri i gjakut do t’ju ‘rrëzojë’ dhe ju potencialisht do të ndiheni të uritur. Zgjidhja ideale është të konsumoni një mollë, arra, ose një vezë të zier.

Praktikoni yoga-n
Tetëdhjetë për qind e njerëzve thonë se hanë më shumë ëmbëlsira kur ata janë të stresuar. Një studim i kohëve të fundit, nga Universiteti i Kalifornisë, zbuloi se kur gratë pinë një pije të pasur me sheqerna, kanë nivele më të ulëta stresi. Por kjo është e gabuar! Praktikoni yoga më mirë.

Përgatitni një vakt të shëndetshëm kur uria ‘troket’
Pasi hani ëmbëlsira, ju nuk do keni më dëshirë për të përgatitur ushqim të shëndetshëm. Kështu që filloni të përgatisni një ushqim të shëndetshëm në mënyrë që të mos tundoheni më nga ëmbëlsirat.

 

Burimi: Health.com