Nëse jeni grupi i gjakut 0Rh+, duhet t’i merrni këto këshilla përpara se të jetë tepër vonë…

Është e mundur që një popullsi të ndahet sipas grupit të gjakut. Grupet janë katër (A, B, AB, 0) dhe karakterizohen nga prezenca ose mungesa e dy proteinave (A dhe B) në sipërfaqen e rruazave të kuqe. Përveç këtyre proteinave është e pranishme dhe një proteinë tjetër, në bazë të prezencës apo mungesës së saj, përcaktohet faktori “Rh”. Nëse është prezent, grupi i gjakut është Rh-pozitiv, nëse jo ka për të qenë Rh-negativ.

Fotografia: maxipixel

Karakteristika Rh

Personat e grupit 0Rh+ janë ata që mund t’i dhurojnë gjak kujdo që kanë të njëjtin faktor Rh, por që mund të pranojnë dhurim vetëm nga personat e grupit 0. Përveç kësaj veçorie, duhet të shtojmë gjithashtu se persona 0Rh pozitiv janë ata me sistemin imunitar më të brishtë, pra, subjekte sëmuren me tepër lehtësi: janë të predispozuar të kenë ç’rregullime të tiroideve, ulçerë, kanë tendencë për obezitet e të ndeshen me probleme kardiovaskulare.

Për t’iu dalë në parapritë disa prej këtyre probleme është e këshillueshme që të bëni jashtëmase shumë aktivitet fizik. Në bazë të grupit të gjakut përcaktohen edhe dietat që duhen ndjekur, meqënëse është pikërisht proteina ajo që përcakton çfarë është e nevojshme e çfarë jo, ashtu sikurse edhe mënyrat e reagimit trupor ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Për shembull, kush është i grupit 0Rh+ duhet të moderohet në marrjen e të gjitha atyre kategorive ushqimore që futen tek karbohidratet, veçanërisht patatet dhe produktet e misrit e të grurit.

Përveç karbohidrateve, edhe kafeja duhet të evitohet duke parë hipersensibilitetin ndaj kafesë tek personat e këtij grupi ndaj kafeinës. Prefererohet ndërkaq të ushqyerit me peshk dhe fruta deti. Ndër të tjera, nga të gjitha grupet e gjakut ata/ato të 0Rh+ e asimilojnë mishin më mirë, sigurisht pa e ekzagjeruar.

Përveç gjërave ndaj të cilave duhet të tregojnë kujdes, ka edhe anë pozitive për kush është i këtij grupi gjaku…

Fotografia: pixabay.com

Personat me 0Rh+ janë energjikë dhe përplot me vitalitet!

[Burimi: Health.com përshtati në shqip Brisilda Frangu]