Nëse jeni një person që nuk i paragjykoni të tjerët, këto fjalë do doje t’ia thoje çdo miku të ngushtë…

Zëvendësoji ato kritika me dhembshuri dhe me mendje të hapur.

Ktheji gjërat negative në pozitive

Gje anën tjetër, atë të mirën të çdo gabimi që gjen tek njerëzit që të rrethojnë. Në vend që të mbledhësh hundën kur sheh një adoleshent që vishet në mënyrë të çuditshme, admiro personin për konfidencën e treguar me atë veshje. Në vend që të nervozohesh nga e folura e lartë dhe zhurma që po bën tjetri në tavolinën ngjitur, mendo se sa po kënaqet ai me shokët e tij.

Thuaj çdo ditë nga 10 gjëra positive

Trajnoje mendjen tënde që të jetë më e dhembshur duke qenë gjithnjë në kërkim të të mirave tek njerëzit dhe tek vetja. Përcakto një synim ditor prej 10 fjalësh të mira në ditë dhe do ta gjesh veten më pak të përfshirë në gjetjen dhe evidentimin e të këqijave përreth teje.

 

Mendo si do të doje të të shihnin të tjerët

Ndërkohë që kërkon të kesh një reputacion të mirë për vete mendo se edhe të tjerët duan që ti japësh fund gjykimit për keq. Ky mund të jetë një motivues i mirë. A do të doje të mbahesh mend si një njeri që i gjykon të gjithë ata që i mendon më poshtë se veten? Të mendosh si për vete në momentin që gjykon të ndihmon që të kuptosh se si ndihet tjetri kur e bën një gjë të tillë.

Bëj një lojë duke nxjerrë përfitimet nga dyshimi

Në shumicën e rasteve, ti nuk e di me saktësi se çfarë fshihet pas arsyes që e ka shtyrë një person të kryejë një veprim të caktuar. Kur të mundohesh të kuptosh veprimet  e tyre, bëj një lojë duke kërkuar shpjegimin se përse mund ta ketë bërë një veprim të tillë. Ndoshta ai që të parakaloi aq shpejt me makinë po shpejton për të dërguar fëmijët në shkollë dhe për të shkuar në punë pasi nuk i tolerohet vonesa në punë.

Apo ai fëmija që po qan mund të ketë bërë një gjumë jot ë mirë dhe nuk po qan sepse e ëma nuk po di të kujdeset për të. Edhe nëse këto shpjegime nuk ju duken të arsyeshme, mendoni se sa herë keni bërë edhe ju si ata apo i keni kaluar ato situata.

 

Eliminoje pasigurinë

Shpesh, njerëzit gjykojnë të tjerët për të rritur sigurinë e tyre në vetvete. Mbaje në mendje këtë gjë herës tjetër që gjykon dhe mendoje veprimin tënd si xhelozi. Tani, ndalo dhe ji falenderues për ato gjëra që ke pa e krahasuar veten me të tjerët.

Lëri thashethemet

Mund të jetë e vështirë tu shmangesh thashethemeve me mikeshat apo të heqësh dorë prej tyre por bëj një përpjekje që të ndryshosh bisedë kur e sheh se shoqja/shoku po tregohet gjykues/e. nëse nuk e bën dot very në pah gjërat pozitive dhe shmang ata miq gjykues e negativë.

Gjyko veprimin dhe jo personin

Të gjithë bëjmë gabime, kështu që mundohu të gjykosh veprimin e gabuar dhe jo duke e gjykuar si karakter. Ai person me shumë gjasë ndihet i pasigurtë dhe fajtor për veprimet e tij/saj vetë dhe me siguri ka edhe të tjera cilësi të mira që i balancojnë veprimet e gabuara.

 

Imagjino sikur po i thua me zë të lartë ato që po mendon

Është e thjeshtë të thuash që unë do e kisha bërë ndryshe. Mendo sikur ato kritika që po mendon ti thuash me zë të lartë, mendo sa do të ofendohej personi të cilin po gjykon. Kështu do të mësosh ti riformulosh gjykimet me një perspective tjetër edhe pa folur fare.

Ki parasysh zakonet e tua të çuditshme

Ki parasysh që ke një sërë karakteristikash për të cilat të tjerët mund t’ju gjykojnë. Çfarë problemi ka nëse rrobat e tua të dimrit nuk janë të bukura nëse ato janë të rehatshme dhe të ngrohta? Jepu të tjerve atë konsideratë që do të doje të të jepnin të tjerët.

 

Praktiko meditimin

Sapo të ndjesh një mendim negativ që hyn në mendjen tënde pranoje thjesht si një mendim dhe jo si një sinjal për një diçka të mirë apo të gabuar. Ndërkohë mendo se pse ai mendim negativ të ka ardhur ndërmend dhe drejtoje mendjen tënde që të mendojë për diçka tjetër. Të largohesh nga mendimet negative do të thotë të mbash mendjen larg kritikave për të tjerët.

Përcakto një synim për dhembshurinë

Ashtu sikur kërkon të heqësh zakonet e këqija, përcaktimi i një synimi duke të të ndihmuar të arrish rezultatet e duhura. Krijo një ide se si do të doje të ndërveproje me të tjerët të cilët do ti gjykoje. Imagjinoje veten tënde duke vepruar me dashuri dhe mirëkuptim, sesa me padurim dhe përbuzje.