Një aksident i rëndë i ka marrë jetën kamionistit shqiptar në Itali.
Sipas të dhënave, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Trento.
Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve dhe me gjithë ndërhyrjen e urgjencës dhe helikopterit të ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është Edmond Boci, një shqiptar rezident në Gjermani, vartës i një kompanie autotransporti gjermane.
Shqiptari për arsye ende të paqarta është përplasur me një mjet që e parakalonte, një kamion i Çekisë. Shoferi i tij shpëtoi pa dëmtime.