Rama: Ja ndryshimi jonë me ata që bërtasin…

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një ditë të mbarë, përmes transformimit të urës në Broshkë të Elbasanit.

Sipas Ramës, ky investim është pjesë e Rilindjes Kombëtare e cila po shtrihet edhe në zonat rurale.

Rama shton se ky është ndryshimi mes opozitës dhe qeverisë së tij, duke ironizuar PD-në.

Statusi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këto dy pamje të Urës së Broshkës në Elbasan, deri dje kur qeverisnin ata që sot bërtasin dhe sot kur Rilindja Urbane po vazhdon të shtrihet përtej qendrave të bashkive të reja, ju uroj një ditë të mbarë.