Rama tregon si i ka lindur dëshira për “shallvare”, thumbon Berishën

Pasi foli gjatë për marrëdhëniet e tij me mediat, të cilat se fundmi i krahasoi të besueshme aq sa gjykatat në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu disa të vërteta për veshjen e tij.

Ai tha se është vetvetja kur vesh poture, apo shallvare siç i quajti, ndërsa u shpreh i sigurt se e njeh shumë mirë protokollin dhe etikën e veshjes. “Unë e di mirë çfarë bëj”,- iu drejtua ai gazetares Eni Vasili.

I pa shqetësuar për atë që shkruhet në lidhje me veshjen, kryeministri tregoi se ishte frymëzuar nga kostumet popullore të myzeqarëve.

“Po të vishej Saliu kështu edhe unë do thosha çfarë pati”,- tha kryeministri për të treguar se gjithçka vesh është mëse normale.