Rama zbardh “sekretin” për Visho Ajazin: Më ka dërguar letër dorëheqjeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e largimit të kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika.

Në News 24 te “Studio e Hapur”, Rama tha se largimi ka ardhur me dëshirën e Ajazit për një post në NATO.

“Visho Ajazi më ka kërkuar ta mbështes, për një detyrë në NATO. Që do të thotë një referencë nga qeveria Shqiptare. Natyrisht erdhi që koha e tij në detyrë ishte drejt përfundimit. Për ne është krenari që një shqiptar të marrë një pozicion në NATO.

Historia e largimit ë Ajazit nga SHISH ka nisur me iniciativën e tij. Unë nuk do isha dakord që shefi i SHISH të ishte në rrugë dhe i papunë. Visho Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqjeje, që unë nuk e kam bërë publike. Letra e tij është vërtetë për tu respektuar, duke e shpjeguar shumë qartë pse ai donte të largohej, nuk ka qenë absolutisht një pazar. Nuk kam asnjë detyrim, por si kryetar i kësaj qeverie kam detyrimin që kreu i Shërbimit të mos ishte një personazh rruge.

Prandaj i kam propozuar këtë detyrë.”-ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama.