Pas reagimit që bëri ‘Le Iene’ ndaj reagimit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të “ndyrë” emisionin që publikoi reportazhin për fëmijët në Bulqizë, kreu i qeverisë tha:
“Unë nuk e kam parë vetë, mua më thanë të tjerët”.
Rama më tej shpjegon se ka bërë një paragjykim, padashje.
“Unë pa e parë fola me një paragjykim dhe kam bërë gabim, pa dashje për rastin në fjalë,” tha Rama.