Rrëfim tronditës/ Hueyda El Saied: “Nëna shiste gjakun për të më ushqyer”

Pak ditë më parë mori jehonë të madhe lajmi se Hueyda El Saied ishte ndarë nga bashkëshorti i saj. Por ajo ka shokuar opinion publik teksa u rrëfye për fëmijërinë e saj mjaft të vështirë. E ftuar sot në “Wake Up”, ajo tregoi të gjitha peripecitë që ka kaluar në fëmijëri.

E rritur vetëm nga e ëma, asaj i është dashur të përballet me shumë vështirësi, madje dhe me ato më jetiket, ushqyerja. Ka pasur raste që ish-balerina ka shkuar në shkollë pa ngrënë.

“Më është dashur të shkojë në shkollë shumë herë pa ngrenë, se nuk kishim çfarë të hanim.

Nënës sime i është dashur shpesh të japë dhe gjak për të më ushqyer”, ka thënë ajo. Hueyda ka rrëfyer më tej se një ditë e kishte kuptuar edhe mësuesja që ajo nuk kishte ngrënë dhe i kishte ofruar bukën e saj.