Sekretet dhe të pathënat e horoskopit për ju! Ja çfarë parashikon astrologu anglez

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 9 nëntor 2017.

Dashi

Ballafaqimi me publikun do të jetë i kënaqshëm. Jeni i mirë në identifikimin e nevojave të të tjerëve. Qofshin klientë apo pacientë të gjithë duan të ndërveprojnë me ju sepse jeni të prerë dhe dini mirë të kuptoni se çfarë ata duan. Nëse punoni për të dhënë këshilla, atëherë do të bëni shumë para. Njerëzit janë të gatshëm t`ju paguajnë që ju t`i jepni ide. Paratë që do fitoni vendosini në një arkë kursimi.

Demi

Ndonjëherë ju tentoni të harxhoni shumë energji me miqtë tuaj ose partnerin romantik. Kjo minon suksesin tuaj dhe i mërzit edhe miqtë tuaj. Ata do lodhen pasi kanë kuptuar që ju lini pas dore nevojat tuaja, vetëm për hir të tyre. Regjistrohuni në universitet, ose shkoni jashtë shtetit. Nisni një projekt të ri. Kur të ndihesh më i përmbushur profesionalisht, atëherë do ta kesh më të lehtë të jesh i lumtur pranë familjes.

Binjakët

Një takim pasionant do nxisë guximin tuaj. Kur të përmbusheni në jetën tuaj personale, do keni pritshmëri më të mëdha për ekzistencën tuaj profesionale. Nëse nuk jeni të kënaqur me atë që po bëni, bëni disa ndryshime. Puna me komisione mund të jetë më e dobishme se të marrësh thjesht një pagë. Kjo për shkak se jeni shitës i lindur.

Jeni bekuar nga një personalitet triumfues dhe ju e dini se si t’i identifikoni klientët potencialë dhe t’i plotësoni nevojat e tyre.

Gaforrja

Miku juaj më i mirë apo partneri romantik ju nxit të bëni një ndryshim. Mos e lini pas dore këshillën e tyre. Duke jetuar si një person praktik, do të jeni shumë më i lumtur. Ju jeni një lider i lindur i cili ka nevojë për shumë liri. Duhet t`i rregulloni gjërat me një shef që dëmton efektivitetin tuaj. Të qenurit skllav i varësisë, nuk ju lejon të ngriheni në krye.

Largohuni pak nga rutina dhe bëni një vlerësim të sinqertë të jetës suaj. Çfarë duhet të ndryshojë për të plotësuar potencialin tuaj?

Luani

Kolegët nxjerrin më të mirën tuaj. Kur gjërat shkojnë keq, ekipi mblidhet së bashku për të korrigjuar problemet. Në vend që të gjeni fajtorët, bashkëpunëtorët kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe efikase. Si rezultat, do të bëheni më të sigurt për aftësitë tuaja. Në vend që të largoheni nga sfida të reja, do t’i pranoni me entuziazëm.

Ka një mundësi që të zhvendoseni në një zonë që reflekton shijen dhe vlerat tuaja. Është e lehtë t’i nënshtroheni një transformimi kur ndiheni të vlerësuar dhe kur keni mbështetje.

Virgjëresha

Një tërheqje romantike do ju jap një këndvështrim tjetër për jetën. Në vend që të mendoheni për të dytën herë, do të merrni dëshirën e zemrës suaj. Aplikoni për punën e ëndërruar. Bëni një karrierë më krijuese, ose synoni diçka më personale dhe intime. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh intuitën tënde. Kaloni kohë me njerëz të suksesshëm që besojnë në talentet tuaja. Qëndrimi pozitiv është sekreti i suksesit tuaj.

Peshorja

Përmirësime të shumta në shtëpi do t’ju sjellin paqe mendore. Ju jeni lodhur duke punuar rreth aparateve të thyer. Nëse po merrni me qira një vend, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar një vendbanim më të gjerë, me më shumë hapësira. Zgjidhni një lagje të qetë. Do ta shijoni atë strehë. A e keni tashmë shtëpinë tuaj? Eksploroni mundësinë e marrjes së një kredie për të rritur vlerën e investimit tuaj.

Akrepi

Ju keni fuqinë të motivoni dikë, i cili nuk po ndihet mirë. Shfrytëzojeni këtë gjë dhe ndihmojeni një njeri që mendon se ka bërë një zgjedhje të gabuar. E vërteta është krejt e kundërta. Tregojini se jeni dakord me zgjedhjen e tyre dhe admironi guximin e tyre.

Shigjetari

Nëse jeni përballë dy mundësive, një pune me rrogë bazë dhe një tjetre ku mund të paguheni me komisione dhe përqindje, zgjidhni këtë të dytën. Marrja e fitimeve do t`ju motivojë të punoni më mirë. Shumë shpejt do t`ia kaloni edhe konkurrencës.

Tërheqja në një zonë private, në qetësi, do t`ju ndihmojë të qetësoheni nga jeta intensive sociale. Edhe një njeri kaq social sa ju, ka nevojë për pak pushim. Një vend pranë ujit do ishte ideali.

Bricjapi

Karizma juaj është admiruese në çdo cep. Kjo është një ditë e madhe për të kërkuar favore. Nëse po aplikoni për një hua, kjo është ditë me fat. Keni dashur gjithmonë ta ndryshoni stilin e jetës? Tani është koha për ta zbatuar planin. Heqja dorë nga një zakon i keq është gjithashtu e mundur. Po e përfytyrove diçka edhe mund ta arrish.

Ujori

Kur punoni me publikun, është e rëndësishme të merrni më shumë kohë për veten. Leximi, komunikimi me natyrën, apo lutjet do të ishin terapi e mirë. Kur filloni të ndiheni i acaruar dhe i mërzitur, merrni pak pushim. Bëni çfarë të dëshironi. Të afërmit tuaj janë të aftë të kujdesen vetë për veten. Kështu që merrni pak pushim. Keni fëmijë? Lëreni me dikë për pak.

Peshqit

Miqtë janë shumë mbështetës. Ata do t`ju ndihmojnë të aplikoni në universitet, të shkruani një libër, ose të bëni një udhëtim të largët. Jeni pak i turpshëm për të kërkuar ndihmë. Kjo sepse jeni bujar. Është shumë e lehtë që të jepni, por për të kërkuar e keni të vështirë. Sa më shpejt ta mposhtni frikën dhe kompleksin e të kërkuarit ndihmë, aq më mirë është. Largoje krenarinë dhe hape zemrën.