Shteti italian humb 1 miliard euro nga mungesa në “Russia 2018”

Moskualifikimit në Kupën e Botës në Itali do t’i kushtojë ekonomisë së vendit rreth 1 miliardë euro. Përfundimi 0-0 i ndeshjes së mbrëmshme mes Italisë dhe Suedisë kualifikoi miqtë, që kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në Stokholm. Hera e fundit që Italia nuk kualifikohej dot në një Kupë Bote ishte në 1958-n.

“Do të jenë rreth 500-600 milionë euro dhe ne duhet të shohim nëse flasim për ndikim të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë. Nëse po, në mënyrë indirekte, ndoshta kalon 1 miliardë, me siguri i tejkalon 1 miliardë euro”, – tha ish-presidenti i CONI-t, Carraro. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, tha se do të marrë 48 orë kohë, kur duhet ta “shikojë veten në pasqyrë”, ta vlerësojë situatën dhe, nëse mendon se ka kushte psikologjike dhe mjedisore për ta bërë këtë, të qëndrojë në detyrë.