Sipas studimeve, ataku kardiak gjatë marrëdhënieve seksuale ndodh më shumë tek meshkujt

Sipas studimeve, ataku i papritur kardiak është i lidhur me aktivitetin seksual dhe haset  më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.
Por seksi është një shkak i rrallë për atakun kardiak.

Vetëm 34 nga 4.557 ataket kardiake që janë ekzaminuar, ndodhën gjatë ose brenda një ore nga marrëdhënia seksuale dhe 32 nga të prekurit ishin meshkuj.

Sumeet Chugh, nga Instituti Cedars-Sinai Heart, tha se studimi i tij është i pari që vlerëson aktivitetin seksual si një potencial i mundshëm që shkakton atak kardiak.

Ky studim u paraqit në mbledhjen e Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association).
Ataku kardiak ndodh kur zemra nuk funksionon siç duhet dhe papritmas ndalon rrahjet. Kjo si pasojë bën që personi të humbë vetëdijen, të mos marrë frymë dhe nëse nuk trajtohet me CPR, mund të rezultojë fatale për jetën.

Dr Chugh dhe kolegët e tij në Kaliforni, shqyrtuan të dhënat e spitaleve për rastet e atakut kardiak tek të rriturit nga vitet 2002 në 2015 në Portland, Oregon.
Aktiviteti seksual rezultoi të ishte prezent në më pak se 1% të rasteve. Shumica dërrmuese ishin meshkuj dhe kishin më shumë gjasa të ishin të moshës së mesme, afrikano-amerikanë dhe kishin një histori të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi gjithashtu zbuloi se CPR përdorej në vetëm një të tretën e rasteve, pavarësisht se ata kishin pranë tyre një partner në krah.

Dr Chugh tha:“Këto zbulime theksojnë rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të edukuar publikun mbi rëndësinë e CPR, për të anashkaluar atakun e papritur të zemrës, pavarësisht nga rrethanat”.
Ai tha se kjo tregon nevojën që njerëzit të edukohen për mënyrën e administrimit të CPR.
Një tjetër studim i paraqitur në konferencë tregoi se fëmijët duke filluar nga gjashtë vjeç, mund ta mësojnë rëndësinë e këtij mjekimi.
Pas një ataku apo operacioni në zemër, Fondacioni britanik i zemrës (British Heart Foundation) thotë se pacientët zakonisht duhet të presin katër deri në gjashtë javë para se të rifillojnë aktivitetin seksual.

/BBC