Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme

Nga Robert Aliaj Dragot

Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesë veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant, që është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrjeti gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragiykim që i vjedh njeriut vetërespektin dhe dinjitetin, që amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde.

Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzimit të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes, jo patriotizmit instant afatshkurtër, jo shpërthimeve të ekzaltuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qëndrueshmërisë.
Shqipëria pret nga çdo burrë dhe çdo grua shqiptare të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

28 Nëntor 2017