Sulmi në Kaliforni/ Shkon në 5 numri i viktimave, 2 prej tyre janë fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, SHBA ku një person ka qëlluar me armë në një shkollë fillore.

Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 5 persona, 2 prej të cilëve fëmijë.

Të shtënat janë raportuar pranë shkollës fillore “Rancho Tehama”, teksa disa prindër po largoheshin pasi kishin shoqëruar fëmijët e tyre.

Akoma nuk dihet motivi i këtij sulmi pasi agresori është vrarë nga policia.