“Tahiri nuk ka pse shqetësohet për patentat e harruara diku”, çfarë i tha Rama deputetit Fino

Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me deputetet socialiste të Komisionit të Ligjeve. Ndërkohë Report tv mëson se në takim deputeti, Bashkim Fino, ka ngritur shqetësimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Fino është shprehur se ka takuar Tahirin dhe ky i fundit i ka rrëfyer se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit. Sakaq kryeministri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes se patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës.

Burime për Report Tv pohojnë se Rama është përgjigjur se çdo kush mund t’i harrojë patentat në makinën e një tjetër personi.Dy patentat të ish-ministrit Saimir Tahiri u gjetën në makinën e biznesmenit Orest Sota, ku u sekuestruan edhe 863 mijë euro.

Deputetët e PS te Ligjet
Kryetar Ulsi Manja
Klotilda Bushka
Vasilika Hysi
Bashkim Fino
Bledar Çuçi
Edmond Leka
Alket Hyseni
Saimir Tahiri (nuk ka qenë në takim)
Jurgis Çyrbja

/ReportTV/