Tiranë/ Një person tenton të hidhet nga pallati

Për shkaqe ende të paqarta, një burrë ka hipur mbi një pallat, duke kërcënuar se do të hidhet.

Ky rast ka alarmuar qytetarët tek “Bulevardi Zogu i Parë”, pasi burri, identiteti i të cilit nuk dihet, ka hipur në tarracën e një pallati në këtë zonë.

Pasi janë raportuar për këtë rast, në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa pritet zjarrëfikësja.