Trajneri i Italisë, ja sa kuotohet De Biasi pas largimit të Venturas

Pavarësisht se ende nuk ka shkarkim zyrtar apo dorëheqje nga ana e trajnerit të Italisë, Gian Piero Ventura, kompanitë e basteve sportive kanë publikuar kuotat për kandidatët potencialë të trajnerëve që mund të zëvendësojnë të dështuarin Ventura. Në krye të listës së publikuar nga “BËin”, me koefiçentin më të vogël, si favoriti kryesor për detyrën e komisarit teknik të azzurrëve, qëndron Di Biagio, i kuotuar me koefiçentin 1.37, i pasuar nga Carlo Ancelotti me koefiçentin 2.5.

Në listën e favoritëve si kandidatëve potencialë për postin e trajnerit të kombëtares italiane është edhe ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili sfidon direkt, ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, të dy me koeficient 12. Më pak favoritët, të kuotuar me koeficientin maksimal 101 janë Filippo Inzaghi, Francesco Totti, Alessandro Del Piero, Andrea Pirlo dhe Gianluigi Buffon.