Trump: Koreja e Veriut mbështet terrorizmin

Shtetet e Bashkuara po e cilësojnë përsëri Korenë e Veriut si një shtet që mbështet terrorizmin, një masë që synon të vendosë më tepër presion financiar dhe diplomatik ndaj qeverisë totalitare.

“Kjo duhej të kishte ndodhur vite më parë”, tha Presidenti Donald Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar qeverinë e Phenianit “një regjim vrasës”.

Kjo masë, e cila do të shpallet zyrtarisht të martën nga Departamenti i Thesarit, e rikthen Korenë e Veriut në listën e Departamentit të Shtetit të shteteve që mbështesin terrorizimin. Aktualisht, vendet e përfshira në këtë listë janë Irani, Siria dhe Sudani. (Burimi: VOA)