Trupi ynë somatizon atë që vuan shpirti ynë

Trupi ynë somatizon në materien e tij atë që vuan shpirti ynë. Atë që ndjenja jonë e mban të heshtur e flasin sëmundjet tona, dhimbjet dhe gjendja jonë e keqe. Sëmundja është një konflikt midis personalitetit dhe shpirtit.

Kur ju mungon ngrohtësia emocionale, mjafton një fllad i ftohtë ere dhe menjëherë merrni një të ftohtë. Hunda “rrjedh” kur trupi nuk qan. Dhimbjet e forta të shpinës (natyrisht jo të shkaktuara nga një peshë e ngarkuar rëndë) ju thonë se po vuani një dhimbje, mbani me vete një barrë, një traumë, një trishtim të madh; dhimbja e fytit ju shkaktohet kur keni shumë dhimbje dhe vuajtje për të rrëfyer, por nuk keni askënd që i besoni për t’u rrëfyer. Kur nuk duroni një person, nuk e tret dot prezencën e tij, por që ju duhet të jetoni ose të keni të bëni me atë, juve ju vjen acidi në stomak; dhimbje barku që grumbullohen në mungesë shpërthimi.
Diabeti “pushton” kur ju kap vetmia. Kanceri ju kapërdin sikur urrejtja që korrupton dashurinë e munguar. Trupi merr kile të tepërta kur jeni i pakënaqur ose humb kile të tepërta kur ndiheni të lodhur shpirtërisht. Dyshimet, shqetësimet, ankthet ju heqin gjumin dhe vuani nga pagjumësia. Nëse nuk i gjeni një kuptim jetës tuaj, presioni i zemrës ngadalësohet ose përshpejtohet, kështu që hipertensioni dhe presioni i lartë i gjakut janë ndryshe dhe do të ndikojnë në disponimin dhe forcën tuaj. Nervozizmi rrit frymarrjen, si kur ju mungon ajri, prej nga vjen dhe dhimbje gjoksi, dhimbje koke (shumë duhanpirës marrin ajër ekstra nga tymi kalimtar që relakson ato në mënyrë kompensuese, por iluzore). Presioni “ngrihet” kur frika burgëron brenda nesh.

Kur ndiheni të mbingarkuar nga një problem dhe jeni në kufijtë e durimit, atëherë ethet do t’ju dëmtojnë, kufijtë e imunitetit janë në gatishmëri. Gjunjët “nuk dorezohen” kur krenaria juaj nuk thyhet. Artrozi vjen kur mendja juaj nuk hapet, ju jeni shumë i ngurtë dhe muskujt tuaj ju lidhin. Ngërçet tregojnë se vuani nga një situatë e padurueshme. Kapsllëku tregon se keni mbeturina në pavetëdijen tuaj, keni sekrete që ju pengojnë dhe ju nuk mund ta gjeni dike per t’ia besuar, dike që ju kupton pa gjykuar. Diarreja është një akt i mbrojtjes që dëshiron për të eliminuar atë që percepton si të dëmshme (si edhe të vjellat), vlen edhe për viruset, por edhe për situatat, ndjenjat… ndoshta ata që kanë diarre nuk mund të mbahen ose të asimilohen.
Sëmundja nuk është e keqe, ajo vetëm ju paralajmëron se jeni duke bërë një rrugë gabim. Dëgjoni trupin tuaj dhe mësoni të shëroheni me shpirtin tuaj, nuk ka ilaç që natyra juaj nuk mund t’ju japë. Natyrisht, ne nuk duhet të përgjithësojmë, nuk është një katalog farmakologjik, por një udhëzues… E fëmijët? Edhe pse të pafajshëm, janë shpuza emocionale dhe thithin çdo energji negative të atyre rreth tyre; jo rastësisht fëmijët më të shëndetshëm janë ata që rriten në familje të bashkuara dhe të dashura. Dashuria është jeta, kështu që çdo mungesë dashurie prodhon te ne vdekjen: psikike, mendore, emocionale dhe se fundi atë fizike.

Marrë nga: Conoscenzealconfine.it
Burimi: Mjeksi –psikologji
Foto: anonim
Shqipëroi: Leonora Buçinca