Turqit: Kur nuk mundim as Shqipërinë, kë tjetër!?

Në pak ditë Turqia ka humbur dy miqësore dhe rinovimi që po bën trajneri Lucescu nuk ka dhënë asnjë efekt. Sidomos humbja e fundit në shtëpi ndaj Shqipërisë ka bërë që tifozët dhe mediet turke të shpërthejnë ndaj trajnerit rumun dhe ndaj futbollistëve kryesorë.

“Katastrofë” ka qenë titulli i “haberturk.com”. Referuar faktit që Turqia është mundur nga një skuadër, e cila ka luajtur me dhjetë veta për 50 minuta, mediat ia kanë faturuar të gjithë fajin trajnerit Lucescu. “Është e papranueshme që të shohësh Turqinë që nuk mund as ta barazojë një skuadër që luan me dhjetë veta”, – vijon komenti. Ndërsa “refreni” i tifozëve turq ishte: “Kë tjetër do të mundim nëse nukmundim dot Shqipërinë?”